
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama bëri dozën e tretë të vaksinës, dhe menjëherë pas saj dha disa informacione se si do të vazhdojnë rregullat e Covid-19. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri u shpreh se vaksina kundër COVID-19 nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja, pasi personat e vaksinuar e kalojnë virusin me simptoma më të lehta.