
Ditën e mërkurë në vend parashikohet të qarkullojnë masa ajrore të ftohta në orët e mëngjesit. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në të dendura në orët e mbrëmjes. Gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes prani e mjegullës e mjegullinës. Për shkak të temperaturave të ulëta në zonat malore e përgjatë akseve rrugore prani e akullit. Era do të fryjë nga veriperëndimi e juglindja mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme. Valëzimi i forcës 3 ballë.