
Lulzim Basha vazhdon të shkelmojë mbi statutin e Partisë Demokratike dhe bazën e saj. Edhe pse në selinë e PD janë dorëzuar 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Basha tha se Sali Berisha po luan blofin.
Lulzim Basha vazhdon të shkelmojë mbi statutin e Partisë Demokratike dhe bazën e saj. Edhe pse në selinë e PD janë dorëzuar 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Basha tha se Sali Berisha po luan blofin.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në zbatim të Kushtetutës, ka dekretuar tre ligje këtë të enjte. -Ligjin nr. 106/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”.
Nderimet më të veçanta dhe mirënjohjen më të sinqertë për ata mijëra delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që morën në dorë fatin, dinjitetin dhe misionin e vërtetë të kësaj partie.
Lideri historik demokrat Sali Berisha iu përgjigj pyetjes se çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar. “Ai që nuk njeh statutin, vetëpërjashton veten. Del nga radhët e partisë. Statuti është Kushtetuta e PD. Kështu që pavarësisht deklaratave që janë bërë, unë mendoj se çdo demokrat dhe demokrate, do të respektojë vullnetin e shumicës, përndryshe ata zgjedhin rrugën e vetëlargimit, zgjidhje që nuk ua këshilloj, sepse siç e dini, një nga ndryshimet themelore të statutit do të jetë fraksioni. Ne PD-në do e shndërrojmë në shtëpinë e lirisë,” tha Berisha.
Ish-deputeti dhe një ndër themeluesit e PD-së, Genc Pollo gjatë një interviste shprehet se duhet një projekt i ri në opozitë që të mobilizojë qytetarët. Sipas tij, pas 25 prillit u bënë gabime, por më e rëndësishme është korrigjimi i gabimeve.