
Lideri historik demokrat, Sali Berisha, ka njoftuar zyrtarisht mbajtjen e Foltores së Kamzës të martën në orën 17:00. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës.
Lideri historik demokrat, Sali Berisha, ka njoftuar zyrtarisht mbajtjen e Foltores së Kamzës të martën në orën 17:00. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës.
Presidenti Ilir Meta ngushëllon kryedemokratin Lulzim Basha për humbjen e babait. Kreu i shtetit i ka dërguar Bashës një mesazh ngushëllimi, të cilin e ka publikuar në rrjetet sociale:
Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi nga Lezha se Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet më 11 dhjetor. “Ne do pranojmë fraksionet. PD do të riformatohet duke vendosur vlerat e një partie konservatore, familjen, besimin te zoti, pronat dhe interesi kombëtar. Për ne familja është themeli i çdo themeli. Ne do bëjmë gjithçka për ta mbështetur atë dhe jo për t’u vendosur numra prindërve siç bën Edvin Kristaq Rama.
Mazhoranca ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri për disa ndryshime në Kodin e Familjes. Pjesë e këtij projektligji janë edhe ndryshimet në ligjin për birësimin e fëmijëve, ku për herë të parë propozohet që kjo e drejtë t’u njihet edhe personave që nuk janë të martuar, ndryshe nga deri më sot ku vetëm çiftet e martuara mund të kryejnë birësim.
Klevis Xhoxhi, anëtar socialist i Komisioni Hetimor është zgjedhur sekretar i Komisionit. Emri i tij është propozuar nga nënkryetari i Komisionit, Tonin Gogu. Ky vendim u mor pas 4 mbledhjesh të Komisionit hetimor, ndërsa më herët kjo çështje ka shkaktuar debate.