
Nuk miratohet kërkesa për debat në lidhje me rezolutën e propozuar për agresionin rus ndaj Ukrainës.Deputetët e PD bashkuan votat me deputetët që mbështesin Sali Berishën dhe ishin të gjithë dakord.
Nuk miratohet kërkesa për debat në lidhje me rezolutën e propozuar për agresionin rus ndaj Ukrainës.Deputetët e PD bashkuan votat me deputetët që mbështesin Sali Berishën dhe ishin të gjithë dakord.
I Dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin do të zhvillojë të enjten, më 17 mars, bisedime me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhacka, si dhe deputetë, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, si pjesë e vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë. Ai do të marrë pjesë gjithashtu në konferencën rajonale “Balkan Dialogues”.
Prishtinë - Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të ketë diskutim për rritjen çmimeve në vend. Për shkak të lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, shumë produkteve u janë rritur çmimet edhe në Kosovë dhe kjo ka ndikuar tek shumë qytetarë të Kosovës. Çmimi i vajit ishte ai që ngjalli shumë reagime tek qytetarët e Kosovës, e tek disa markete për një ditë u shit mbi 3.50 euro.
Studentët e dy fakulteteve të rëndësishme në vend, ata të Shkencave të Natyrës dhe të Shkencave Sociale kanë bojkotuar mësimin dhe do t’i bashkohen protestës që ka nisur prej disa ditësh para Kryeministrisë, në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve.
“Gëzuar Ditën e Verës, hirushen e festave tona”! – Ky është urimi me të cilin e ka nisur ditën sot, lideri historik i PD-së, Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij.