
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë që ish ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri të shpallet fajtor për akuzat e ngritura në fillim.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë që ish ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri të shpallet fajtor për akuzat e ngritura në fillim.
Ndërkohë që Kryeministri po zhvillon takime zyrtare në Azerbajxhan dhe në Turqi, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet si çdo të enjte në seancë plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës është interpelanca me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe interpelanca me Ministren e Financave Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Zef Hila.
Këtë të shtunë do të zhvillohet procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së PD-së në Mallakastër. Grupi i rithemelimit, përmes një deklarate për mediat bën të ditur se kandidatët janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme.”, kështu thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë, lidhur me raportin e publikuar një ditë më parë nga DASH për të drejtat e njeriut.
Partia Socialiste do të mbajë sot, më 9 prill Kongresin e saj, i cili fillon në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve. Në Kongres do të analizohet puna e mazhorancës në këtë mandat të tretë dhe do të bëhen ndryshime në statut. Po ashtu, do të vendoset ndërprerja e mandatit për 61 kryetarët e partisë në çdo degë dhe zëvendësimi i tyre me një proces zgjedhor që do të përfundojë në qershor.