
Çmimi i naftës është rritur gjatë ditës së martë në pikat me pakicë të tregtimit të karburantit. Një litër naftë po tregtohet me 221 lekë për litër, nga 203 lekë për litër që ishte më parë.
Çmimi i naftës është rritur gjatë ditës së martë në pikat me pakicë të tregtimit të karburantit. Një litër naftë po tregtohet me 221 lekë për litër, nga 203 lekë për litër që ishte më parë.
Bordi i Transparancës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, në mbledhjen e tij ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë shënuar rritje në krahasim me nivelin aktual.
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot një foto historike, kur ai dikur kryeministër i vendit, mori vendimin për ndërtimin e gazsjellësit TAP në Shqipëri, të pikërisht atij gazsjellësi që shmang varësinë nga gazi rus në kushtet e një krize të gjithanshme që po kalon bota për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot supermarketet për rritjen e çmimeve por drejtuesi i qeverisë duket se nuk do t’ja dijë realisht për to. Teksa inspekton një supermarket, Rama thotë çmimi i miellit është ulur, por në të vërtetë, çmimi është rritur me 50 lekë nga çka qenë më herët.
Elizabeth Sherwood -Randall, asistente e Presidentit të SHBA për Sigurinë Kombëtare, Curtis Reid - Drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd– Këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer- Koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani, janë diplomatët e lartë amerikanë që sot vijnë në Kosovë për vizitë.