KQZ miraton mandatin, Pandeli Majko ulet në parlament pas arrestimit të Bllakos

pandelikomisioniii

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatin e Pandeli Majkos si deputet në radhët e PS, pas dorëheqjes së Alqi Bllakos.

Celibashi:  Bazuar në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, vendoset dhënia e mandatit të deputetit të kuvendit të Republikës, kandidatit të radhës në listën e PS-së në zonën zgjedhore të qarkut Tiranë, zotit Pandeli Sotir Majko. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen Zyrtare të KQZ-së.

Majko ka pranuar të marrë sot karrigen e lënë bosh nga ish deputeti Alqi Bllako, tashmë i arrestuar për korrupsion e shpërdorim detyre me inceneratorin e Fierit.

Në zgjedhjet e 25 prillit, ku PS arriti të sigurojë 18 mandate në Tiranë, ish-deputeti Majko nuk arriti të thyejë herësin duke u renditur i 19-ti, por dorëheqja e Bllakos i dha atij mundësinë të futet sërish në Parlament.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.