Parlamenti do te mblidhet te shtunen ne nje seance te jashtezakonshme per te zevendesuar Jorida Tabakun ne Komisionin e perzgjedhjes per organet e Vettingut. Deputetja e Partise Demokratike u be nene per here te pare ditet e fundit dhe e ka te pamundur pjesemarrjen ne votim.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bere me dije permes nje statusi ne Facebook se eshte takuar me presidentin amerikan Donald Trump. “Takim i jashtezakonshem me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij jane frymezim dhe inkurajim kolosal per levizjen tone per nje Republike te qytetareve, me ekonomi te forte dhe te neserme te sigurt per te gjithe shqiptaret”, ka deklaruar Basha.
Policia ka nisur hetimet ndaj administratorit te njesise bashkiake nr. 2 ne Tirane, Elez Gjoza, pasi dyshohet se ka regjistruar rreth 70 shtetas fiktivisht, me qellim ndikimin ne zgjedhjet e pergjithshme te 25 qershorit.
Lindita Nikolla padit Ben Blushin. Lajmi u konfirmua nga ish-ministrja e Arsimit, e cila thote se e ka paditur kreun e Libras per shpifje. “U be e disata here qe njeriu me parazit qe kam njohur ne jeten politike, me sulmon paturpesisht me gojen e tij te shthurur nga ligesia e mediokriteti”, shkruan Nikolla ne statusin e saj ne rrjetet sociale, duke vijuar me tej me akuza ndaj ish-deputetit socialist, te cilin e quan nje “karrierist te llastuar nga jeta”.
Bashkia e Tiranes thote se ka nje plan ambicioz per ndertimin e nje kopshti zoologjik modern. Kalimi ne administrim te saj edhe te kopshtit botanik, do te vere ne funksionim strategjine e saj per t’i lidhur me ane te nje tuneli.