Bindjet politike jane kthyer ne mollen e sherit mes dy punonjeseve te poliklinikes ne Erseke. Shefja e finances ne kete poliklinike, nje grua 55-vjeçare, eshte dhunuar fizikisht nga shefja e personelit dhe shkak eshte bere angazhimi i tyre politik ne dy forca te ndryshme. Sipas te dhenave, Kristina Stoja me detyre shefe finance e angazhuar me LSI eshte sulmuar ne ambjentet e poliklinikes nga shefja e personelit, Dorina Tallo 32 vjec.
Brenda dy ditesh jane depozituar ne Gjykaten e Tiranes 40 kerkesa per leje votimi. Te gjitha kerkesat qe jane dorezuar ne kryesekretari jane hedhur menjehere ne short duke u percaktuar gjyqtari, por asnje prej kerkesave ende nuk eshte shqyrtuar.
Edi Rama ka postuar ne profilin e tij ne Facebook nje video ku shfaqet kryetar i Bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu, i cili u drejtohet qytetareve qe te heqin flamujt e LSI dhe PS nga shtepite, ne te kundert banesat do t’u shemben. Nisur nga kjo ngjarje, gjate nje takimi ne Kashar, Rama ka kembengulur dhe njehere se jo te gjithe politikanet jane njesoj.
Sot eshte zhvilluar mbledhja e trete e Task-Forces te ngritur me vendimin e Keshillit te Ministrave per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore, financiare dhe logjistike te administrates shteterore, gjate procesit zgjedhor”. Te pranishem ne mbledhje ishin edhe perfaqesues nga organizma te ndryshem nderkombetare, te cilen si zakonisht falenderohen per pjesemarrjen dhe jane te mirepritur ne cdo mbledhje.
Fatmir Mediu ishte ne Domje, ku prezantoi planin ekonomik te Republikes se Re dhe vemendjen qe do i rikthehet produkteve bujqesore vendase. “Shumica e prodhimeve tona konkurrohen nga tregjet rreth e rrotull. Ne pjesen me te madhe te tyre jane monopole dhe prodhime te pakontrolluara. Ne do te kerkojme qe te kete nje politike doganore qe stimulon prodhimet vendase. Pra, ju ftoj juve qe ne daten 25 te votoni numrin 6, Partine Demokratike, per t’i kthyer pushtetin banoreve te Domjes dhe mbare Shqiperise”, tha Mediu.