Kreu i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi në një konferencë për shtyp se tashmë vendi do të ketë një opozitë të vërtetë, por i quajti këto zgjedhje të realizuara në kushtet e “terrorit, të lëshimit të miliona parave të pista”.
Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se deri në orën 7:30 të së martës janë numëruar 5.112 kuti nga 5.362 gjithësej.
KQZ-ja eshte mbledhur sot ne oren 10:00 per te trajtuar problemin e shtyrjes se numerimit ne disa KZAZ deir ne 10 ore. Si Kryetari Klement Zguri ashtu edhe nenkryetari Denar Biba e kane quajtur te papranueshem nderprerjen e numerimit deri ne 10 ore.
Partia Socialiste eshte prane nje fitoreje historike, ku deri tani jane numeruar mbi 40% te votave. Teksa jane numeruar 2201 nga 5362 kuti ne te gjithe Shqiperine, PS udheheq me mbi 51.58% te votave, e ndjekur nga PD me 29.24% te votave dhe LSI me 15.5% te votave.
Partia Socialiste duket te jete fituesja e zgjedhjeve parlamentare te se djeles, cka do t’i jepte asaj nje mandat te forte per zbatimin e reformes se gjyqesorit, jetike per anetaresimin ne Bashkimin Europian. Exit poll-i i realizuar nga kompania italiane IPR Marketing, me nje marzh gabimi prej 2%, tregon se socialistet duhet te marrin diku tek 49% te votave, cka i siguron me shume se gjysmen e vendeve ne Parlament.