Byroja e Kuvendit ka miratuar me ne fund udhezuesin e detajuar per zbatimin e Kodit te Sjelljes se Deputeteve, i cili eshte kerkuar me kembengulje nga organizmat e Bashkimit Evropian prej me shume se kater vitesh. Udhezuesi parashikon nje teresi me te detajuar rregullash dhe parimesh per sjelljen e deputeteve, ndersa synon plotesoje me interpretim, shpjegim ose me rregulla procedurale, Kodin Sjelljes se Deputeteve. Udhezuesi i kushton nje rendesi te vecante stilit te veshjes se deputeteve dhe sjelljes se ligjvenesve ne jeten private.
Edi Rama ka shkruar ne Twitter se Fatmir Xhafaj ka dhene doreheqjen dhe ai e ka pranuar kete. Jep doreheqjen Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj. Njofitmin per doreheqjen e tij e ka pranuar vete kru i qeverise Edi Rama i cili e ka falenderuar ate per punen e bere.
Presidenti i Republikes, Ilir Meta, ne nisje te vizites se tij zyrtare ne Austri, vleresoi balerinin dhe koreografin e famshem shqiptar, Eno Peçi me titullin “Kalores i Urdhrit te Skenderbeut”, me motivacionin: "Ne vleresim te kontributit te dhene si ambasador i kultures shqiptare ne skenat austriake dhe ato boterore”.
Kuvendi i Shqiperise do te votoje sot ligjin "Per lojerat e fatit", i cili percakton mbylljen e tyre me 31 dhjetor 2018. Ligji eshte pika 4 e rendit te dites dhe do te votohet me shumice te thjeshte. Pritet qe vetem socialistet ta votojne ligjin, te gjithe pa asnje mungese, sipas kerkeses se kryeministrit, kurse opozita nuk pritet te shkoje ne Kuvend, pasi prej kohesh refuzon te shkoje ne te njejten salle me deputete te inkriminuar.
Komisioni parlamentar i Ekonomise do te marre ne shqyrtim te henen dhe te marten,ndryshimet ne ligjin “Per lojerat e fatit ne Republiken e Shqiperise” . Ligji synon nderprerjen e aktivitetit te basteve sportive dhe te basteve per garat ne piste deri ne 31 dhjetor 2018.