Permes nje postimi ne faqen e saj ne Facebook, ambasadorja gjermane ne Tirane, Susanne Schütz thekson se kjo jave eshte teper e rendesishme per Shqiperine, per te fituar besimin tek Drejtesia. Deklarata e saj vjen ne nje moment kur ne Shqiperi ngritja e organeve te reja te Reformes ne Drejtesi, si KLP dhe KLGJ, duket shume afer.
Eshte rrezuar me 12 vota kunder nga mazhoranca Vettingu ne politike. Votimi u be ne mbledhjen e sotme ne Komisionin e Legjislacionit ku edhe u shqyrtua nisma e PD-se per Vettingun. Ne fjalen e tij gjate mbledhjes, deputeti i PD-se Oerd Bylykbashi u shprehur se mund te behen permiresime nese nisma shqyrtohet nen per nen.
Ne Partine Demokratike eshte formuar nje grupim i quajtur Levizja per Shpetimin e PD. Levizja e udhehequr nga ish-kryetari i deges lokale te PD ne Kukes Ibsen Elezi ka dhene alarmin se Partia Demokratike po shkon drejt shkaterrimit perfundimtar nen drejtimin e Lulzim Bashes. Permes nje komunikate zyrtare, grupimi i ka ftuar qytetaret qe te largojne qeverine Rama dhe “Republiken e re”. Ne deklarate denoncohet farsa me zgjedhjet ne PD, duke theksuar se shumica e drejtuesve te degeve vijne nga nomenklatura komuniste dhe ish-Sigurimi i Shtetit.
Kuvendi ka nisur hedhjen e shortit per zgjedhjen e nente anetareve te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi (KED). Ne perberjen e KED-se jane dy gjyqtare nga Gjykata Kushtetuese, nje gjyqtar nga Gjykata e Larte, nje prokuror nga Prokuroria e Pergjithshme, dy gjyqtare dhe dy prokurore nga Gjykatat e Apelit, si dhe nje gjyqtar nga administrativja. Ngritja e KED dhe berja e ketij institucioni funksionale, pritet te plotesoje shtate vende vakante ne Gjykaten Kushtetuese.
Bashkia e Tiranes ka hartuar programin buxheto afatmesem per periudhen 2019-2021. Sipas relacionit, qe pritet te diskutohet ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Bashkiak, te ardhurat qe pritet te mbledhe vete Bashkia pritet te arrijne ne 13.4 miliarde leke (ose rreth 105 milione euro). Me nje rritje prej 3% ne raport me pritshmerine e 2018-s.