Presidenti i vendit, Ilir Meta me ane te nje statusi ne Facebook ka pershendetur votimin pro ne Kuvendin e Maqedonise per marreveshjen e emrit te ri me Greqine. Ne statusin e tij, Meta shkruan ky votim eshte nje hap i rendesishem, shprese e besimi se procesi i anetaresimit te Maqedonise ne NATO dhe BE eshte ne rrugen e duhur.
Ashtu si cdo te enjte eshte mbledhur sot ne oren 10:00 Kuvendi i Shqiperise. Edhe ne seancen e sotme pritet te mungoje opozita, e cila qe ne fillim te ketij sesioni i ka bojkotuar punimet ne Kuvend. Nderkohe qe ende nuk kane bere te ditur ndonje axhende per diten e sotme. Nderkaq, ne faqen zyrtare te Kuvendit eshte publikuar edhe rendi i dites.
Komisioni Europian, ne raportin e tremujorit te trete per ecurine e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate ka bere nje analize te ecurise se ekonomise shqiptare, ku ka konstatuar se investimet po ngadalesohen, duke reflektuar perfundimin e projekteve te medha energjetike. Ndersa rritja ne pjesen e pare te vitit u nxit nga prodhimi i energjise dhe industria perpunuese.
Komisioneri Publik, ne baze te rekomandimit te Operacionit Nderkombetar te Monitorimit, i kerkon Kolegjit te Posacem te Monitorimit shkarkimin nga detyra te kryetarit te Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me vendimin nr. 46, date 24.07.2018, vendosi te konfirmonte ne detyre Zaganjorin, pavaresisht disa pasaktesive ne deklarimin e pasurise, kontratave fiktive, mospagimit te taksave etj. Ne 6 gusht te 2018, Operacioni Nderkombetar i Monitorimit i kerkoi Komisionerit Publik te ankimonte vendimin e KPK, duke kerkuar shkarkimin e Zaganjorit. Diten e djeshme, Komisioneri Publik zyrtarizoi ankimimin.
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha eshte thirrur per te deshmuar sot ne prokurori si person ne hetim ne procedimin penal per shperdorim detyre, shpifje dhe fyerje ne kallezimin e bere nga Taulant Balla per rastin e ish-oficerit Emiljano Nuhu.