Njihuni me qytetin me te vjeter ne Gjermani
Mund të jetë e lehtë për të përcaktuar një qytet, sidomos bashkëkohor. Pothuajse të gjithë kanë të njëjtat karakteristike. Por si mund t’i përcaktojmë qytetet më të vjetra në botë? Çfarë duhet të ketë një qytet i vjetër për t’u bërë legjendar?
Nëse doni të vizitoni një vend më të vjetër se vetë historia, më të vjetër se tradita, më të vjetër se legjendat, që duket sikur i përket të kaluarës, atëherë duhet të vizitoni qytetitn e famshëm Trier, shkruan websajti, youramazingplaces.com.
Trier është më i vjetër se 2000 vjet dhe shtrihet përgjatë lumit Moselle në Gjermani. Qyteti është i njohur për kulturën e tij të pasur historike dhe gërmimet arkeologjike që nga periudha romake si dhe për prodhimin e verës.
Ky qytet u themelua si një kamp ushtarak romak rreth vitit 30 para Krishtit. Ai ka evoluar me shpejtësi për t’u bërë një qendër rajonale.
Mënyra më e mirë për të udhëtuar në trier, është udhëtimi me tren përgjatë lumit Moselle. Nëse e vizitoni këtë qytet do të shikoni nga afër ndërtesat e vjetra e të lashta dhe jetën në rrugë.
Në Trier përtej lumit Moselle do të shikoni urën romake prej guri, e cila është ura më e vjetër në Gjermani e ndërtuar në shekullin e 2-të.
Gjithashtu në këtë qytet do të vizitoni katedralen e famshme, ku do të shihni një fustan që besohet se ishte veshur nga Jezusi para se të kryqëzohej.
Në rrugë do të takoheni me shumë muzikantë rruge dhe artistë të lirë të cilët ofrohen t’iu pikturojnë portretet tuaja
LEXO TE NGJASHME