Thenie qe zhbirojne boten e brendshme te njeriut nga Paulo Coelho 

   000000paolo 

Te gjithe njerezit jane te ndryshem. Dhe duhet te bejne c’eshte e mundur per te mbetur keshtu.

Cdonjeriu i jane dhene dy cilesi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udheheq te takoje fatin e tij. Talenti i tij e detyron te ndaje me te tjeret elementet me te mire qe ai zoteron. Çdonjeri duhet te dije se kur duhet te perdore njeren apo tjetren.

Cdo njeriu i eshte dhene nje virtyt: aftesia per te zgjedhur. Per ate qe nuk perdor kete virtyt, shenderrohet ne mallkim – dhe te tjeret do te zgjedhin gjithmone per te.

Cdo njeri ka Mitin e tij Personal per te materializuar dhe ky eshte shkaku per te cilin ai vjen ne kete bote. Miti Personal shfaqet tek entusiazmi i tij tek gjithçka qe ai ben.

Çdo njeri duhet te njohe dy gjuhe: gjuhen e shoqerise dhe gjuhen e shenjave. E para sherben ne komunikimin me te tjeret, ndersa e dyta sherben per te shpjeguar mesazhet nga Zoti.

Çdo njeri ka te drejte te kerkoje kenaqesine – domethene ate qe i jep gezim atij dhe jo medoemos dhe te tjereve.

Çdo njeri duhet te mbaje te gjalle brenda tij flaken e shenjte te "çmendurise". Dhe duhet te sillet si nje njeri i zakonshem.

Gabimet e vetme qe konsiderohen si serioze jane si ne vazhdim: mosrespektimi i te drejtave te tjetrit, paralizimi nga frika, ndjenja e fajtorit, te kujtosh se nuk meriton as te mirat dhe as te keqijat qe te ndodhin ne jeten tende dhe te jesh frikacak.


Te duam armiqte tane , por te mos bejme aleanca me ta. Ata ndodhen ne rrugen tone per te testuar shpaten tone dhe meritojne vleresimin e betejes sone. Ne duhet te zgjedhim armiqte tane dhe jo anasjelltas.

Te gjitha fete udheheqin tek i njejti Zot dhe te gjitha meritojne te njejtin respekt.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.