Çmimet Emmy/ Triumfon Succession dhe Beef, katër muaj vonesa prej protestave në Hollivud!

Screenshot 1 16 2024 2 35 18 PM

Succession, Beef dhe The Bear ishin fituesit e mëdhenj të çmimeve Emmy, të ndara në Los Angeles në një ceremoni që normalisht, duhet të zhvillohej në shtator, por u shty për shkak të protestave të skenaristëve dhe aktorëve ne Hollivud.

Sarah Snook, Kieran Culkin dhe Matthew Macfadyen rrëmbyen secili çmime për interpretimin tek Succession, që fitoi gjithashtu dhe statuetën e serialit më të mira dramatik. “Mbyllja e tij qe e trashtë për ne, por i gjithë procesi i realizimit në përgjithësi na dhuroi kënaqësi të mëdha”, u shpreh krijuesi Jesse Armstrong.

“Ky është një serial, por ka të bëjë edhe me atë se cfarë ndodh kur mbulimi i lajmeve partiake ndërthuret me politikën përçarëse të krahut të djathtë dhe pas katër sezonesh satire, siç e kuptoj unë, ky është një problem të cilin e kemi zgjidhur tashmë, kështu që tani mund të largohemi të qetë nga skena. Na pëlqeu ta bënim këtë show, faleminderit shumë”, u shpreh skenaristi dhe krijuesi i serialit Jesse Armstrong.

The Bear u shpall seriali më i mirë komedi, ndërsa pjesëtarët e kastit të aktorëve kujtuan edhe vështirësitë e përjetuara në sheshxhirim.

“Është punë e vështirë, ndryshe nga c`mund të mendohet. Duhet të zgjoheshim pa gdhirë dita. Për tre muaj rresht, nuk pamë diell me sy. Megjithatë, u ndjeva shumë mirë, i dua shumë të gjithë këta njerëz”, u shpreh Matty Matheson

Beef ishte fituesi i mini-serialit më të mirë; dy yjet e tij Ali Wong dhe Steven Yeun, u shpallën aktorët më të mirë protagonistë të kësaj kategorie. Gjithashtu në ceremoni, Sir Elton John fitoi çmimin e tij të parë Emmy, duke iu bashkuar më në fund statusit të klubit ekskluziv të interpretuesve që kanë fituar një çmim Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony. Koncerti i tij në Dodger Stadium fitoi cmimin e show-t më të mirë live, duke shënuar nominimin dhe çmimin e parë të këngëtarit dhe kantautorit britanik në një ceremoni Emmi. Megjithatë, Sir Elton nuk mundi ta merrte personalisht çmimin pas një operacioni në gju.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.