Nga Bebe Rexha tek Poni, njihuni me emrat e vërtetë të artistëve shqiptarë!

 640 0 64de131c66ace

Figurat publike kryesisht artistët të cilët merren me muzikë, janë të prirur që publikut të mos i prezantohen me emrat e tyre të vërtetë por me pseudonime, nofka të cilat etiketohen si “emër arti”.


Më poshtë do të gjeni të listuar disa nga emrat më të lakuar të estradës shqiptare të cilët nuk mbajnë emrin e tyre të vërtetë para publiku.

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha emrin e vërtetë e ka Blerta Rexha.

Rita Ora është një nga ato këngëtare që nuk e ka ndryshuar emrin e saj por mbiemri i saj i plotë është, Rita Sahatçiu Ora.

Për të vazhduar me artisten me fame botërore Ava Max, emri i së cilës është, Amanda Koçi.

Reperja e njohur, kosovare Tayna, thuajse shumë pak e dinë që emrin e vërtetë e ka Doruntina Shala.

Këngëtarja Kida së fundmi është rikthyer me një projekt të ri shumë të dëgjuar, por sot do flasim për emrin saj të vërtetë i cili është Orhidea Latifi .

Enca Haxhia mban emrin Ruenca Haxhia.

Një nga kërcimtaret më të njohura e njohur me nofkën “Kallashi” emrin  vërtetë e ka Donjeta Kosumi.Maya Alickaj është këngëtare e njohur e muzikës popullore, emri i saj i vërtetë është Fartbardha Alickaj.

Një tjetër emër shumë i njohur i muzikës popullore shqiptare, kryesisht labe është padyshim artistja Poni, e cila emrin e vërtetë e ka Shqiponja Karafili.

Për ta mbyllur me artisten shumë dimensionale “Big Mama” e cila mban emrin Besjana Kasami.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.