Luiz kthehet në brand, i hyn biznesit të real-estate: Planet me Kiarën dhe kontrata që nënshkroi me TCH

 640 0 6496f30e09a2f

Luiz Ejlli është shndërruar në një brand që gjeneron para në çdo gjë që bën. Pas fitores në “Big Brother”, ai i është dedikuar muzikës, ku deri në fund të sezonit është totalisht i prenotuar.

Por krahas koncerteve të shumta që ka në vendin tonë, duke se lëvizjet e tij më të mëdha do të jenë në SHBA dhe nëpër Evropë. Këngëtari sapo është kthyer nga një tur që organizoi në disa vende të SHBA, ku duhet thënë kërkesat për të kanë qenë të shumta, ashtu si edhe pagesat, ndërsa është nisur në një tur tjetër në Angli.

Nëse në vendin tonë Luizi merrte deri në 10 mijë euro për një natë, pagesat në SHBA janë trefishuar për të. Kjo për faktin se veç performimit të këngëve të tij, fansat kanë pasur edhe mundësi që ta takojnë nga afër dhe të shpenzojnë pak kohë me të. Vetëm pak ditë më parë ai u rikthye nga SHBA, me shifrat e majme që kishte fituar e tashmë ka nisur një tjetër tur, këtë herë për shqiptarët e Anglisë.

Duket se edhe atje, pagesat do të jenë të njëjta. Kështu, politikat e menaxhimit të tij kanë ndryshuar, ku tashmë çdo lëvizje nga Shqipëria apo Kosova, do të kushtojë trefish më shumë për ta pasur Luizin të ftuar në netët “live”. Shifrat e majme që ai po fiton, duket se ka vendosur që ti investojë në Tiranë.

Kush janë aktorët profesionistë që do jenë në filmin e Luizit dhe Oltës. Skenari përmban skena të nxehta mes dy rivalëve, detaje nga projekti
Bëhet me dije se fituesi i “Big Brother” ka nisur të investojë në blerjen e pronave të ndryshme. Pasi ka bërë të tijën, një shtëpi të re, në një nga zonat më luksoze të vendit tonë, burime pranë tij flasin se ai do të vijojë të blejë të tjera prona apo njësi biznesi, që do ti lëshojë me qira. Është kjo mënyra që ai së bashku me stafin e tij ka zgjedhur për të bërë biznes, teksa pasuria e tij vijon të shtohet.

Pas filmit që po realizon me Oltën, angazhimi i Luizit do të vijojë në televizion. Duket se pjesë e kontratës së tij me “Top Chanel” është edhe pjesëmarrja sërish në “Big Brother”.

Në media është folur se Luizi do jetë opinionist në sezonin e ardhshëm të “Big Brother Albania Vip 3”. Duke qenë se Arbër Hajdari deklaroi më herët se nuk do jetë më opinionist i formatit “reality”, mbase vendin e tij do e zërë këngëtari. Lajmi është në kuadër të thashethemeve dhe asgjë nuk është zyrtare, megjithatë “ku ka tym, do ketë edhe zjarr” e mbase Luizi, i cili nga këngëtar u bë edhe aktor, do jetë edhe një opinionist shumë i mirë.

Gjithçka duket se po shkon perfekt edhe në jetën private, pasi prej muajsh ai dhe Kiara po jetojnë një histori të bukur dashurie, tashmë edhe të zyrtarizuar.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.