Pasi e lavdëroi, Florian Marku ia kthen Luan Krasniqit: Jam rritur duke parë ndeshjet tua
Ish-boksieri i madh kosovar, Luan Krasniqi, ka reaguar lidhur me meçin e madh të Florian Markut.
“Florian Markun e pret një luftë e rëndësishme. Jam i bindur se me talentin e veçant dhe vullnetin e vendosmërin e tij, do te triumfon si edhe në luftën e kaluar. Unë e përgëzoj dhe uroj që me suksesin e tij të na gëzon edhe mëtej!”, shkroi Krasniqi.
E për këtë, ka reaguar edhe Florian Marku.
Në postimin e Krasniqit, Marku shkroi: Shumë i lumtur duke lexuar nga një legjend i boksit siç je ti këto fjalë. Jam rrit duke parë ndeshjet tua edhe sot ti shkruan për mua. Kjo është krenari. Faleminderit për përkrahjen do të bëj ty e të gjithë ju që më përkrahni krenar”.
Marku do të boksojë sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
https://demokracia.com/wp-
LEXO TE NGJASHME