Statuja e Lirisë, ja si ka ndryshuar ngjyra

0.9statuja2313215648

Është monumenti simbol i Nju Jorkut dhe para pak kohësh festoi ditëlindjen e tij të rëndësishmë, u inaugurua më 1886.

Statuja e Lirisë, emri i vërtetë i të cilit është Liberty Enlightening the World, por askush nuk e ka vënë re ngjyrat e tij reale. American Chemical Society me rastin e 4 korrikut ka shpjeguar se si ‘ndryshimet kimike të ajrit të portit të Nju Jorkut, dhe në vecanti ndotja e ajrit, kanë ndikuar në pamjen e monumentit”, lexohet në EurekAlert.

Sot për vizitorët ajo ka ngjyrën blu në jeshile, por kur Franca ia dhuroi SHBA-së “lëkurën “ e Lady Liberty ishte ngjyrë bakri”. Sipas National Park Service statuja është përbërë nga të paktën 30 tonelata bakër, një sasi e mjaftueshmepër të bërë 435 milionë monedha, qindarka dollari. Një moment u mendua të bëhej diçka për ta kthyer në gjendjen fillestare, pra të rilyhej. Por më pas u la kështu.

Gjë tjetër që duhet të dini?
Ishte 17 qershor i 1885 kur Statuja e Lirisë erdhi në Nju Jork. 300 pjesët e monumentit ishin në 214 kuti në anijen franceze Isere, që pothuajse u fundos në det për shkak të stuhisë. Bëhej fjalë për një dhuratë nga Franca me rastin e 100-vjetorit të parë të lirisë amerikane nga anglezët. Skeleti metalik që përfaqëson mbretëreshën romake Libertas, është vepër e Gustav Eiffel, autorit të kullës pariziane. Ndërsa pjesa e skulpturës është vepër e Frederic Auguste Bartholdi që për fytyrën u frymëzua nga ajo e të ëmës Charlotte.

LEXO TE NGJASHME

0.22 kuriozitete

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.