Role peshku me salce portokalli

 

RZZZ47

 

Peshku, i çfarëdo lloji qoftë, sa më i freskët të jetë, aq më pak ka nevojë për shumë përbërës të tjerë, për ta shoqëruar në gatime. Sidmomos me kripën, duhet të tregoheni të kursyer!

Përbërësit:
Peskatriçe 60gr, portokall 20gr, selino 5gr, kungull 10gr, pana, kripë, piper, vaj ulliri.

Përgatitja:
Peskatriçen e ndajmë nga koka dhe i marrim vetëm pjesën e bishtit. I heqim pjesën e mesit (halën) dhe në boshllëkun e krijuar shtojmë feta portokalli të pastruara nga lëkura dhe selino të prerë në fije të gjata. Shtojmë kripë e piper. E lidhim me spango dhe e fusim në furrë për disa minuta, në temperaturë 180 gradë.
Në një tigan shtojmë pak vaj, grijmë pak kungull në rende dhe e hedhim në tigan. I shtojmë pak bulion peshku, shtrydhim 1/2 portokall dhe e hedhim në tigan. E lëmë të ziejë për disa minuta, deri sa masa të bëhet e njëtrajtshme. Ndërkohë nxjerrim peskatriçen nga furra, e presim për së gjeri.
Shtrimi: salca e portokallit, e pastaj roleja e peskatriçes.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.