Filete vici me perime dhe salce kerpudhash

000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000 fileto

Perberesit:

400 gr filete viçi
1 cope spec i kuq (te prere ne kubike)
1 cope spec jeshil (te prere ne kubike)
1 cope spec i verdhe (te prere ne kubike)
2 cope kungull (te vegjel)
1 cope patellxhan
2 thelpinj hudher
1 cope qepe (e fresket)
1/2 kokerr qepe (e thate)
2 kokerr domate
10 gjethe borzilok
5 gr kripe
1 gr piper
50 gr gjalpe
50 ml vaj ulliri
10 gr kerpudha
1 gr piper (te shtypur trashe)
75 ml vere e kuqe
500 gr karote
1 kokerr leng limoni
30 ml kos
60 ml pana

Pergatitja:

Skuqni fileten ne tigan me temperature te mesme; ne nje tjeter tigan skuqni qepet, patellxhanin, specat, hudhren e kungujt derisa te zbuten; ne fund, pese minuta perpara se te hiqni tiganin nga flaka vendosni domaten, kripen, piperin, borzilokun dhe lereni menjane.

Ne nje tenxhere vendosni karoten me kripen, vajin dhe gjalpin bashke. Ne temperature shume te ulet me kapak lereni karoten qe te zbutet duke i hedhur pak uje nese duhet; kur te jete zbutur, kalojeni ne mikserin qe prisni qepen qe te behet pure.

Ne kete pure vendosni limonin dhe kosin.

Pergatitja per salcen: Skuqni kerpudhat e grira shume holle me vaj, gjalpe, qepe dhe nje thelbi hudhre; ne tiganin qe skuqet mishin, vendosni veren e kuqe dhe lereni te zieje per pak, qe t’i merrni shijen qe ka lene mishi ne tigan.

Vendosni lengun e tiganit ne tenxheren e kerpudhave duke i shtuar panen dhe piperin qe keni shtypur trashe; lereni qe te trashet aq sa e shikoni te arsyeshme.

Ne fund zbukurojeni pjaten sipas deshires.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.