Akullore të shëndetshme pa sheqer

akullore99011 750x500 750x450

Akulloret e bëra vetë në shtëpi janë një dashuri më vete. Kjo është një recetë shumë e shëndetshme sepse nuk duhet të përdorni sheqer. Fëmijët do t’i lumturoni pa masë nëse u përgatisni këtë recetë të shëndetshme me vetëm 4 përbërës.


Përbërësit:
-1 ½ gota qumësh bajamesh
-2 banane
-½ gotë luleshtrydhe
-½ lugë çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja:

Shtoni qumështin e bajameve, bananen, luleshtrydhet dhe ekstraktin e vaniljes në një blender. Lërini derisa të merrni një përzierje homogjene.

Tranferojeni përzierjen në një tas dhe vendoseni në frigorifer. Lëreni të ngrijë për rreth 4 orë dhe më pas është gati për t’u shërbyer.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.