ada909c8-867c-458a-a273-cd61ec08559a

SHAKA BOBOSHTICË

ADRESA: FSHATI BOBOSHTICË

KORÇË

  068 20 68 722 / 069 47 85 181

  shakaboboshtice@gmail.com.com

ORARI I FABRIKËS

08:00 - 16:00

 

Fabrika e përpunimit të qumështit "SHAKA" e pozicionuar në qytetin e Korçës, e ka filluar  aktivitetin e saj në vitin 1996 duke nisur si një biznes i vogël familiar. Themelusit e kësaj kompanie të cilët dhanë idenë e krijimit të këtij biznesi e praktikuan në një ndërtesë të vogël modeste, me një sipërfaqe prej 100 m vetëm me angazhimin e pjesëtarëve të familjes. Ditet e para të punës filluan me një sasi të vogël të lëndës së parë (rreth 60l), sasi kjo e cila dita ditës filloi të shtohet. Jo vetëm sasia e qumështit dhe produktet përfundimtare ishin në ritje, më e rëndësishmja ishte ritja e kërkesës, produktet kërkoheshin dhe pëlqeheshin nga konsumatorët i cili ndihmoi dhe dha shtysë për një zhvillim të kapacitetit të kësaj fabrike. Prodhoheshin djathra të butë, kryesisht djathë lope dhe djathra të fortë si kaçkavall dele dhe kashër, të gjitha sipas traditës. Në vitin 2000 filloi investimi i ri në projektin ekzistues të sotëm, ku sipërfaqja përpunuese arriti 1500 m dhe parametrat hidrosanitare ishin të duhurat. Kapaciteti ditor i lëndës së parë kaloi nga 5-6 ton në ditë në 15-20 ton qumësht në ditë.

Drejtimi i FABRIKËS SË PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT SHAKA vazhdon të jetë prodhimi i djathit të bardhë (lopës, dele, dhisë), kaçkavalli i lopës dhe i deles dhe gjithashtu nënproduktet si gjalpi dhe gjiza. Ndërsa vitet e fundit në rrugë indistruale mbi bazën e qumështit të lopës prodhohet dhe salca e kosit. Një avantazh tepër i madh për këtë kompani është pasterizatori i qumështit me kapacitet përpunimi prej 3 ton qumesht/orë, pajisje e cila dhe impuls tjetër edhe në drejtim të standartit dhe sasise përpunuese të cilat patën një rritje.

Me një investim të ri në vitin 2018 me pajise të teknologjisë së fundit, dhe një prodhim të automatizuar, sot kjo fabrikë prodhon produkte shumë cilësore të cilat janë të njohura në të gjithë Shqipërine me markën tonë SHAKA BOBOSHTICË

Fabrika qëndrore është e lokalizuar në qarkun e Korçës, në fshatin Boboshticë. Produktet SHAKA mund ti gjeni në :

- 2 pikat e shitjes në qytetin e Korçës

- Tiranë (në linjën e supermarketeve BIG MARKET, HIPO MARKET, EURO MARKET, ECO MARKET, ANA MARKET dhe pika të tjera pakice)

- Gjithashtu mund të gjeni produktet tona në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë si : Durrës, Elbasan (në dyqan pakice të vetë kompanisë) Sarandë, Vlorë, Shkodër, Fier, Pogradec.

JU MIRËPRESIM !

- KAÇKAVALL

- DJATHË

- GJALPË

- GJIZË

- SALCE KOSI 

 

SHAKA Sh.p.k

SHAKA Sh.p.k, Korçë, Albania. 3.9K likes. F.p.q "SHAKA-BOBOSHTICE" ju ofron produkte bulmeti si ~djathe te bardhe~kackavall~gjalpe~gjize~salce kosi..te gjitha te nje cilesie maksimale..per ju !

SHAKA-BOBOSHTICE SH.P.K (@shaka_boboshtice) * Instagram photos and videos

812 Followers, 1,266 Following, 12 Posts - See Instagram photos and videos from SHAKA-BOBOSHTICE SH.P.K (@shaka_boboshtice)

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.