__BIO-VAJ-ULLIRI-LO

ESAOLIVE

FERMA: KONISPOL, ALBANIA

SHITJE: RRUGA E KAVAJES, KOMPLEKSI  "SQUARE 21", TIRANE


  +355682015655  

  info@esaolive.al

Esaolive është një fermë me pemë ulliri, e pozicionuar në një zonë kodrinore në Konispol, pranë brigjeve të detit Jon. Klima e kësaj zone – me temperatura të ulëta në dimër, plot diell e nxehtësi në verë, kombinuar edhe me erëra të moderuara përgjatë vitit – favorizon më së miri rritjen e ullirit Koroneiki, i cili gjerësisht njihet si “Mbretëresha” e ullinjve. Krahas tij, në fermë rritet edhe ulliri Picual, i cili sikurse Koroneiki, është ndër varietetet e gjendura në Mesdhe.

Mbjellja e ullinjve të parë në Esaolive daton në vitin 2018. Kapaciteti i fermës aktualisht është +450 rrënjë, ku mbizotëron varieteti i Koroneiki.

Esaolive është një sipërmarrje familjare, e nxitur nga pasioni për nutricionizmin, dashuria për natyrën dhe jetën e shëndetshme.

Varieteti Koroneiki dhe ai Picual janë dy prej ullinjve që dallojnë për sasinë e lartë të polifenolit, një substancë organike që gjendet tek ulliri dhe mbart veti të larta anti-oksiduese anti-inflamatore dhe anti-alergjike. Falë këtyre vetive, vaji i ullirit që përftohet nga Koroneiki dhe Picual eliminon radikalet e lira në trupin e njeriut që shkaktojnë kancer, diabet, apo sëmundje të tjera kardiovaskulare. Në botimin zyrtar të Komisionit Evropian, të vitit 2012, lidhur me listën e produkteve të afirmuara për vetitë e tyre shëndetësore, sugjerohet konsumimi ditor i rreth 20 gr vaj ulliri të pasur me polifenol. Kështu, nga konsumimi i përditshëm i vajit të ullirit Koroneiki dhe Picual , maksimizohen përftimet shëndetësore, duke kontribuuar në një stil jetese të shëndetshme.

Vaji i ullirit Koroneiki – mbretëresha e ullinjve – ka shije mjaft delikate, aciditet të ulët dhe mbart vlera mjaft të larta ushqimore të cilat maksimizohen në fermën tonë, si pasojë e përdorimit të ullirit të freskët dhe respektimit me rigorozitet të të gjitha hallkave për këtë qëllim. Në fermën tonë vaji nga Koroneiki ka ngjyrë të gjelbër, si pasojë e vjeljes së ullinjve para maturimit të plotë, në mënyrë që të maksimizohet sasia e polifenolit e duhur për ta kategorizuar produktin tonë si një super food. Vaji i ullirit Picual, krahas sasisë së lartë të polifenolit mbart dhe përqindje të lartë të acidit oleik, acid i familjes Omega 9. Vaji i ullirit Picual konsiderohet si një nga vajrat e përshtatshëm për t’u përdorur edhe në gatime, pasi vetitë e tij ruhen edhe në temperatura të larta, falë vetive Omega 9 që ai mbart.

- VAJ ULLIRI BIO

- DERGESA NE CDO ADRESE

Nga pemët në tryezën tuaj
Esaolive kujdeset me rigorozitet për sigurimin e produktit 100% organik, të pastër, të freskët dhe përpunimin e tij brenda kushteve ku maksimizohen vlerat e tij ushqimore. Vjelja e ullinjve plotëson kriteret e pastërtisë, duke mos lejuar në asnjë rrethanë përdorimin e ullinjve që kanë rënë në kontakt me tokën në prodhimin e vajit të ullirit. Procesi i vjeljes së ullinjve realizohet brenda muajit tetor – përpara maturimit të plotë të frutit – , duke mundësuar përfitimin e vlerave maksimale ushqimore të vajit, - vaj extra të virgjër - përkundrejt sakrifikimit nga sasia e vajit të përftuar. Intervali nga koha e vjeljes së ullinjve deri në prodhimin e vajit të ullirit është jo më shumë se 5 orë, duke rritur freskinë e produktit dhe eliminuar dëmtimet mikrobiologjike që mund të pësojë ulliri nga mosruajtja e tij në kushtet optimale. Fabrika e vajit ku procesohen ullinjtë ruan higjenë maksimale dhe ka aparatura të teknologjisë gjermane të vitit 2020. Temperatura e ujit për procesimin e ullinjve ruhet në vlerat minimale, për të ruajtur në këtë mënyrë vlerat anti-oksiduese dhe anti-inflamatore të vajit të ullirit.

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.