_web-developer-codeit-logo

CodeIT shpk

 RRUGA RESHIT COLLAKU, P.23, SH.1, K.2, Ap.4, MyslymShyri,

TIRANE, AL.

 


 069 70 46 707    

 info@codeit.al

E Hënë       09.00 - 18.00

E Martë      09.00 - 18.00

E Mërkurë  09.00 - 18.00

E Enjte       09.00 - 18.00

E Premte   09.00 - 18.00

E Shtunë     pushim

E Dielë         pushim

 

CodeIT është një “rrugë e sigurt”.

Ne studiojmë trendet e reja të tregut dhe implementojmë ide kreative në zhvillimin e biznesit tuaj. Me informacionet përkatëse dhe bagazhin e duhur profesional do të kthehemi në këshilluesin dhe mbështetësin tuaj numër 1. Prezenca juaj online me ne do të jetë e dukshme dhe e zellshme. CodeIT është drita jeshile për të zgjeruar kufijtë e influences së idesë apo biznesit tuaj në të gjitha dimensionet dhe platformat e ofruara online. Klienti është në fokus të punës tone. Duke kuptuar kërkesat tuaja arrijmë të bëjmë një konceptim të së tërës; misionin, objektivat dhe qëllimin përfundimtar.

Suksesin e përjetojmë bashkë!

 

- WEB Development (Website/ Web Portals/ API – Public Web Services)

- APP Development (Web Based, Android, IOS)

- SEO

- Marketing (Social Media: fcb/insta/linkedin/tiktok/youtube) (Fushata) (Content Writing) (Menaxhim Profili Dixhital) (Media PR)

- Dizajn Grafik (Logo+Branding) (Packaging Design) (Web Design)

- Menaxhim Eventesh (Konferenca) (Seminare) (Prezantime)

- Printing & Uniforms (kartevizita, borshura, flyer, katalog, stilo, bluze, perparese, etj)

Web development
 
Skuadra e CodeIT është e specializuar për të ndërtuar, mirëmbajtur dhe rritur përvojën tuaj dixhitale me shërbime të zhvillimit të aplikacioneve në rrjet me cilësinë më të mire. Kur ne ndërtojmë një Web sigurohemi që ai të ketë performancë të lartë, përmbajtje të kuptueshme, dizajn unik; të jetë funksional në të gjitha pajisjet dhe i lehtë në përdorim.
 
SEO 
 
Vështirësia për tu renditur në Google po rritet, prandaj ju duhet ndërhyrja jonë që të keni pozicionin e duhur në Internet. SEO përqendrohet në ndërtimin e pranisë së biznesit tuaj organik dhe kjo nuk mund të bëhet pa një strategji të mirë. 
Shërbimet SEO përfshijnë:
Fjalë kyçe Kërkimi
Testime
Analizimi dhe gjurmimi i faqes në internet
Header & Etiketimet  ALT
Postime në Blog
Krijimi i përmbajtjes
Ndërtimi i Linqeve
Mediat sociale
SEO në faqe
Hartat Dixhitale etj.
 
Marketing
 
CodeIT mendon për arritjen e qëllimeve dhe përfitimeve tuaja. Departamenti i Marketingut harton dhe implementon strategji bashkëkohore e të suksesshme për pozicionimin tuaj në tregun e gjerë. Kështu, bazuar në eksperiencën tonë disa vjeçare ju ofrojmë shërbime të përqendruara:
Konceptim Strategjik Marketingu Biznesi/Brandi
Marketing Dixhital (menaxhim profili, media PR, fushata)
Përmbajtje (content writing )
 
DizajnGrafik
 
CodeIT është një kompani e specializuar në krijimin e modeleve unike dhe identitetit të markës. Departamenti i PROJEKTIMIT është i organizuar në 3 seksione pune, secili i trajnuar dhe me përvojë në fushat përkatëse.
Projektimi Grafik
Projektimi i logo-s
Projektimi i Web-it
Menaxhim Eventesh
Menaxhimi i Eventeve përbën një risinë listen e shërbimeve ofruar nga zyrae CodeIT. Grupi ynë i punës në këtë kuadër ju ndihmon me:
Rakordimet e datave dhe vendeve të përshtatshme
Komunikimin dhe publikimin e eventit në media sociale
Video & Photoshooting
Përgatitja e të gjithë materialeve të nevojshme për operimin e eventit (katalogje apo dizajni i ftesave)
Burime dixhitale për menaxhimin e eventit
Ndjekja e eventit (përfshirë këtu dhe vajza promocioni)
 
Printing & Uniforms
 
Idenditeti i një brandi merr jetë me personalizimin. Prandaj CodeIT ofron si shërbim implementimin e logove dhe jo vetëm, nëformëtëprintuarnë: kartëvizita, broshura, flyer, katalogje, stilolapsa apo artikujtë tjerë “stationery”, por edhe në uniforma: bluze, përparëse etj,. Me ne brandi juaj do të fitojë një tjetër standard!
App Development (Web Based, Android, IOS)
Skuadra e Codeit përbëhet nga specialistë të cilët do të ndërtojnë për ju aplikacionetë mirëfillta dhe aplikacionetë bazuara në Web me funksionalitet të lartë dhe lehtësi përdorimi. Këto aplikacione përshaten për sistemet Android e IOS dhe programohen në një dizajn unik për të ofruar siguri dhe performancë të lartë.
 

 

🙏 Thank you #portaliinvestigativ for chosing #codeit. 🔍 Portali Investigativ është një portal i ri lajmesh, krijuar prej Gesard Hazizi, fokusi i të cilit është ndjekja e së vërtetës dhe informimi publik korrekt dhe i pavarur . ✨ ✔️ Ky projekt është ndër të fundit punuar nga zyra jonë dhe sapo e ka njohur dritën e publikimit. CodeIT punoi për të ndërtuar nga e para faqen web, të përshtatur për të transmetuar lajmin në mënyrë të qartë e të kuptueshme. Identiteti grafik mban tërësisht vulën tonë me anë të projektimit dhe implementimit të Logos, Bannerit , SEO-s etj. 💻 Konceptimi dhe ndërtimi i portalit janë bërë në mënyrë të tillë që ta bëjnë sa më të lehtë punën e gazetarëve në menaxhimin e tij dhe hedhjen e lajmit në kohë reale, koduar dhe programuar me siguri të lartë. Bashkëpunimi ynë mbetet në vazhdimësi me mirëmbajtjen teknike të faqes, azhurnimin dhe përmirësimin e saj. 💡 🆘 Do you need online business support? 📧 Contact us at info@codeit.al 📲+355 69 70 46 707 #developyourbrand #brand #website #online #web #design #webdesign #collab #collaboration #programming #codeitteam #codeitshpk #codeitalbania #portaliinvestigativ #lajme #media #portal #news #onlinenews

Posted by Code-IT shpk on Thursday, December 24, 2020

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.