Cmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga bordi i transparencës që përcakton marzhin e fitimeve të bizneseve. Për subjektet që nuk do të respektojnë vendimet, do të vendosen gjoba. Pikat e shumicës do të gjobiten deri në 10 milionë lekë, ndërsa për tregtarët e vegjël gjoba do të kapë shifrën dy milionë lekë. Në rast të përsëritjes së shkeljeve, bizneset do të dënohen me mbyllje të aktivitetit deri në sekuestrimin e mallit.


















