Vendi ynë ashtu si ditët e fundit edhe për nesër pritet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme meteorologjike me masa ajrore të thata dhe vlera të larta barike. Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare më të theksuara në relievet malore.


















