Zyra Vendore e Arsimit Tiranë ka publikuar renditjen e 35 shkollave të mesme publike në kryeqytet. Vlerësimi i shkollave të mesme është bërë në bazë të vlerësimeve të arritura për vitin shkollor 2021. Janë 9 tregues, të cilët janë matur dhe kanë bërë renditjen e 35 gjimnazeve publike. Në krye të listës së shkollave të mesme publike është gjimnazi “Qemal Stafa”.


















