Horoskopi Javor 26 Shtator - 2 Tetor 2022

 

0.1horoskopijavor525412 1

 

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Personat e shenjës së Dashit nuk do kenë javë aq të mirë. Në dashuri është më mirë të qëndroni të qetë dhe të mos bini pre e provokimeve. Pas kësaj jave do të vijnë lajme të mira dhe takimet e së premtes do të jenë me fat. Në punë, mundësitë janë të shumta. Jupiteri është në anën tuaj, por ju duhet të pranoni një vonesë që po shkaktohet. Ndaj ruani qetësinë!

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Në dashuri ka nga ata që u ka ndryshuar jeta dhe nga ana tjetër, tashmë kanë nisur një lidhje të re. Jeni në kërkim të qetësisë shpirtërore, nuk e duroni dot xhelozinë, por këtë javë në planin sentimental do të jetë paksa nervoze. Në punë nuk ka asnjë lajm dhe jeni pak të mërzitur. Përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mbani nën kontroll situatën ekonomike. Kujdes nga shpenzimet e shumta!

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Afërdita është gati të kthehet në anën tuaj dhe nga dita e Enjtë do të nisë një tranzit i qetë. Në dashuri, do të mund të rikuperoni diçka nga historia që keni. Qielli premton gjëra të mira, lëre veten të ndjekë rrjedhën… Në punë çdo gjë po fillon sërish dhe së shpejti do të arrini rezultate të shkëlqyera.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Në dashuri ju është dashur të përballeni me disa zhgënjime, jeni të ndjeshëm në gjithçka që prekni. Mundohuni të qëndroni të qetë, veçanërisht ditën e Hënë kur planeti i hëns është disonant. Takimet janë të këndshme. Në punë, është koha për ta kthyer jetën në një tjetër etapë dhe për të bërë marrëveshje të reja. Idetë nuk do ju mungojnë!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Kjo është koha e duhur për të rikuperuar një dashuri. Një histori e lindur në fillim të Shtatorit mund të ecë përpara, përpiquni të qëndroni të qetë dhe me pasion të ndezur. Nuk mungojnë projektet. Në punë, Dielli, Marsi dhe Jupiteri janë në anën tuaj. Qielli është frymëzues, por duhet të jeni më të kujdesshëm nga pikëpamja ekonomike. Ju pëlqen të bëni pazar, por duket se tani nuk mund ta përballoni dhe aq!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Situata e dashurisë është e mirë, por planeti i Aferditës së shpejti do të largohet. Përpiquni të forconi një marrëdhënie, përfitoni nga prania e Afërditës tani dhe forconi lidhjen tuaj. Kjo do të bëjë që të ndjeheni të sigurt e mandej do të arrini të kapërceni çdo pengesë. Në punë, Jupiteri do të jetë në anën tuaj gjithsesi përpiquni të ecni përpara dhe t’u tregoni të gjithëve se kush jeni dhe sa vleni!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Planeti i Aferditës nga dita e Enjte do të jetë në anën tuaj dhe sipas kësaj pikëpamja sentimentale është premtuese. Mundohuni të shoqëroheni me njerëz të rinj dhe të mendoni për të ardhmen. Në punë, Marsi, Saturni dhe Dielli janë me ju. Nuk ju mungon energjia. Me këtë pozitivitet do të arrini të kapërceni çdo pengesë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Dashuria po kthehet në jetën tuaj, një lidhje e re është gati të rindizet. E tërë java duket premtuese edhe për ata që nuk donin t’ia dinin më për histori të reja. Sidomos ditën e Mërkurë planeti i ​​Hënes do të jetë në anën tuaj! Në punë, përpiquni të ndryshoni jetën tuaj punë. Të Enjten dhe Premten yjet do të jenë me ju!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Planeti i Marsit është kunder juve, në frontin sentimental, duken të gjëra rënda. Megjithatë, mundësitë nuk mungojnë, sidomos nëse ju është dashur të përballeni me një zhgënjim. Në aspektin profesional punoni gjithmonë fort, por rezultatet nuk janë aq të menjëhershme. Mos u shqetësoni dhe qëndroni të qetë. Do t’ju duhet të luftoni pak më gjatë, atëherë shpërblimet do të jenë aty!

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në dashuri këtë javë mos e mundoni vetën, jeni të qetë. Por kushtojini vëmendje ditës së Hënë duke bërë sytë katër. Në punë, bëni pak më shumë përpjekje pasi jeta juaj profesionale po përmirësohet tani. Dhe ju mund të jepni gjithçka që të funksionojë!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Nga e Mërkura planeti i Afërditës do të jetë në anën tuaj, ndaj dashuria premton për mirë. Ka shanse të mëdha që ju të përjetoni një dashuri me shikim të parë. Ndonjëherë duhet shumë pak për ta bërë zemrën tuaj të rrahë. Në punë, 25 dhe 26 Shtatori janë interesante, përpiquni të bëni disa propozime. Të enjten, megjithatë, mund të jeni të lodhur, ndaj ruani qetësinë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Planeti i Afërditës nuk do të jetë në dizavantazh për pak ditë, ndaj situata sentimentale do të përmirësohet. Por përpiquni të kapërceni një zhgënjim nga e kaluara dhe të vazhdoni përpara. Në punë do ju duhet të kapërceni pengesat, por më mirë ruani qetësinë dhe shtyni çdo vendim për momente më të mira. Jeni pak të lodhur, por nuk mund të dorëzoheni tani!

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.