Horoskopi javor nga 8 janar deri 14 janar 2018

0.1horoskopijavor525412 1

DASHI21. mars – 20. prill

Kjo jave ka për te qene edhe me e bukur nga sa keni menduar ju te dashuruarit dhe do ndiheni vërtet te plotësuar. Do keni një raport te barabarte, gjithsecili do respektoje tjetrin dhe do ndani çdo mendim e ndjenje. Beqaret do fillojnë qe ditët e para një marrëdhënie te ngrohte dhe tejet emocionuese. Ne planin financiar do jene planetët ata qe do ju drejtojnë dhe do ju nxitin te jeni me te logjikshëm me çdo hap qe do hidhni. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume me e mire nga me pare. Do jeni shume me te kujdesshëm me ushqimin dhe nuk do e ndani aktivitetin fizik. Ne pune asgjë nuk do ju ndale te arrini atë qe dëshironi pavarësisht pengesave qe do ju dalin. Jeta familjare ka për te qene e jashtëzakonshme.

DEMI21. prill – 21. maj

Jupiteri do përkujdeset veçanërisht për jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe do beje qe çdo moment te jete entuziazmues. Duhet thjesht te shmangni skenat e xhelozisë sepse ato do e tensionojnë situatën. Beqareve me ne fund do ju realizohen te gjitha ëndrrat dhe zemra do ju rrahe me fort se kurrë me pare. Sektori i financave do jete i animuar. Do ecni me llogari, do bëni kujdes gjithmonë dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Familjaret gjithashtu do ju gjenden pranë dhe do ju ofrojnë mbështetje. As shëndeti nuk do ketë probleme, përkundrazi do jeni edhe me energjike e dinamike. Ne pune do jeni te përgjegjshëm dhe do mbani përgjegjësi për çdo veprim. Mund te merrni edhe promocione. Jeta familjare e qete.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Mos bëni gabime këtë jave ju te dashuruar sepse gjithçka e bukur qe kishit ndërtuar me partnerin mund te marre menjëherë tatëpjetën. Tregohuni realiste dhe largpamës. Beqaret do kenë goxha njohje, por për asnjë person nuk do ju rrahe zemra fort. Me zor nuk behet asgjë kështu qe bëni kujdes me hedhjen e hapave. Ne planin financiar do ketë përmirësime te jashtëzakonshme qe mund ta ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen tuaj. Gjendja shëndetësore nuk do ketë asgjë shqetësuese. Do ndiheni mire fizikisht dhe mendërisht. Ne pune mendohuni gjate para se te hidhni hapa dhe mos ua kini besën kolegeve. Nëse tregoheni edhe pak këmbëngulës do arrini atje ku dëshironi. Me familjaret mund te ketë disa mosmarrëveshje.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Ndryshe nga disa dite me pare, këtë jave jete juaj ne çift do jete mjaft harmonike dhe pasionante. Do jeni te pandashëm nga partneri, do bashkëpunoni fort se bashku dhe do i hidhni me bindje hapat e mëdha. Beqaret me ne fund do realizojnë disa nga dëshirat e tyre me te mëdha dhe gjithë e ardhmja do ju ndryshoje menjëherë. Deri ne fund te javës ata do bëhen çift. Me shpenzimet duhet vërtet te bëni sa me shume kujdes pasi ne te kundërt situata mund te marre menjëherë tatëpjetën dhe nuk i dihet kur mund te rregullohet. Ne pune do kënaqeni me gjithçka qe do arrini dhe do bindeni se me përpjekje arrihet gjithçka. Edhe jeta familjare do jete shume e këndshme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Jave shume e qete ka për te qene kjo për ata qe janë ne një lidhje. Për fatin e mire nuk do keni aspak mosmarrëveshje dhe do i merrni gjerat me optimizëm. Beqaret gjithashtu do i marrin gjerat shtruar dhe nuk do nxitohen. Kjo do shmange lëndimet dhe te papriturat e pakëndshme. Ne planin financiar keni per t’u përballur me surpriza te këqija nëse shpenzoni kuturu dhe nuk mendoni për asnjë moment për te ardhmen. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla ditët e para, por fale përkudjesit situata do normalizohet pas te enjtes. Fundjava do jete me e mire. Ne pune do korrni ato qe keni mbjelle. Nëse jeni treguar te kujdesshëm dhe keni punuar fort sigurisht qe do keni sukses. Jeta familjare do jete delikate.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Jo vetëm qe nuk do keni debate dhe mosmarrëveshje, por do buzëqeshni dhe zemra do ndihet edhe me mire. Për beqaret do jete një dite e vështirë. As këtë periudhe ata nuk do arrijnë dot ta gjejnë dashurinë e madhe. Ne planin financiar tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni dhe keni për ta pare qe gjendja do mbetet e mire. Për disa mund te ketë edhe përmirësime ne fundjave. Gjendja shëndetësore do ketë shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Kujdes duhet te bëni nëse i jepni makinës sepse mund te ndodhin aksidente. Ne pune do jeni profesioniste dhe nga ana tjetër do keni fat. Edhe me familjen gjithçka do shkoje mire.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ne jetën tuaj ne çift do jeni me shprehës dhe do arrini t’i bëni surpriza te këndshme partnerit këtë jave. Dita e mërkurë dhe e shtune do jete edhe me e veçante. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për ta kërkuar dashurinë e madhe sepse do kenë disa mosmarrëveshje me familjaret. Ne planin financiar nuk është koha e duhur për te ndërmarre rreziqe. Çdo investim i tepruar mund ta përkeqësoje tej mase gjendjen. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla, por jo diçka alarmante. Shmangni alkoolin, yndyrën e tepërt dhe me mishin e kuq mos e teproni. Ne pune, ne shumicën e kohës, do jeni shume te përqendruar dhe do i arrini objektivat. Jeta familjare nuk do jete ne periudhën me te mire.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Mirëkuptimi, bujaria dhe alegria do mbizotërojë gjate gjithë javës ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni edhe me shume kohe me partnerin dhe do ndiheni pafundësisht mire. Dashuriçkat e beqareve do privilegjohen kështu qe ata do i harrojnë zhgënjimet dhe vuajtjet e para pak kohëve. Rripin e shpenzimeve mire është ta shtrëngoni pak me shume ne mënyrë qe te mos lindin aspak probleme. Nëse dikush ju ofron ndihme, pranojeni pa u menduar gjate. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla qe do lidhen me barkun ose shpinën, por me pak përkujdes gjithçka do kaloje shpejt. Ne pune, intuita do ju çojë edhe me lart sesa keni menduar. Marrëdhënia me familjaret do jete e shkëlqyer.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave duhet te gjeni kurajën për te folur me partnerin për tema delikate. Nëse nuk i zgjidhni sa me pare do jeni gjithë kohës ne merak dhe nuk do dashuroheni qetësisht. Beqaret nuk do fiksohen vetëm pas krijimit te një lidhjeje serioze pasi edhe aventurat kalimtare do i tërheqin goxha. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur. Edhe pse do keni mbështetjen e te gjithëve, por bëtë gabime nuk do e përmirësoni dot gjendjen. Për shëndet me te mire shmangni salcat pikante, merruni me sport dhe mos konsumoni gjera te thata. Ne pune do jete një periudhe entuziaste. Do bëni te gjitha përpjekjet për te arritur atje ku doni dhe do ja dilni mbanë. Me familjaret do keni një marrëdhënie te adhurueshme.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e qete këtë jave. Do keni debate te njëpasnjëshme me partnerin dhe nuk do toleroni asnjë gjë. Ne disa raste atmosfera do behet shume e ndezur dhe debatet vërtet te forta. Beqaret do i kenë te gjitha aftësitë për te joshur dhe do arrijnë te bëjnë për vete ata qe kane pëlqyer prej kohesh. Situata financiare do lere për te dëshiruar deri ne mes te javës ndërkohë qe nga e premtja e me tej do ketë përmirësime. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer. Kujdesi dhe maturia qe keni treguar do japë rezultatet e duhura. Ne pune do jeni me te përkëdhelurit e grupit dhe kjo edhe për shkak te arritjeve qe keni pasur. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse nuk keni besim tek partneri juaj dhe nëse debatoni me te edhe për gjera elementare, këtë jave ka rrezik te vije fundi i gjithckaje. Do jeni vete ju ata qe do keni ne dore gjithçka. Beqaret do kenë dite shume intensive dhe te shtunën mund te bëjnë ose te marrin propozimin e ëndërruar. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do arrini t’i zgjidhni edhe disa nga borxhet e hershme. Ecni gjithmonë me plane dhe keni për te dale te fituar. Sektori i shëndetit do jete shume here me i mire nga me pare nëse nuk e teproni as me ushqimin dhe as me aktivitetin fizik. Mbrohuni edhe nga aksidentet e vogla kur gatuani. Për sa i përket jetës profesionale gjithçka do ece ne rrugën e duhur dhe do i arrini qëllimet qe do i vini vetes. Ne familje do mbizotërojë një klime e qete.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jave e mbushur me vështirësi te njëpasnjëshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni debate dhe mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin dhe asnjeri nuk do toleroje. Beqaret do jene ne humorin e duhur për te joshur e për te flirtuar prandaj do bëjnë shume persona për vete. Nga mesi i javës mund te bëjnë seleksionimet e duhura ne mënyrë qe te fillojnë lidhjen me te kënaqshme. Shëndeti, përveç disa problemeve te vogla me aparatin tretës, do jete përgjithësisht i mire. Konsumoni pak me tepër fruta dhe perime te freskëta. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do dorëzoheni derisa te arrini atë qe dëshironi. Jeta familjare do jete shume e kënaqshme.

0.7 horoskopi javor

0.8 horoskopi mujor

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.