
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sigurisht që nuk ju mungon pasioni, por yjet nuk jua bëjnë të mundur që ta shprehni atë plotësisht. Do të ndieni nevojën të bëni njëmijë gjëra dhe që të argëtoheni. Të hënën duhet të tregoheni më të matur dhe do të përfshiheni nga pesimizmi që mund të vazhdojë deri të martën. Hëna e re e ditës së enjte dhe eklipsi i saj do t’ju bindin të merrni iniciativën që të mos merreni më me gjërat dhe njerëzit që nuk ju pëlqejnë dhe nuk ju ndihmojnë të jetoni më mirë. Më pas, në fundjavë, zhvendosja e Venusit do t’ju lejojë që të lini mënjanë për pak kohë problemet e dashurisë. Është koha të mendoni për veten tuaj.