“Po mua do më jepni gjë”, tenderi korruptiv në Ministrinë e Shëndetësisë, përgjimet nxjerrin zbuluar zyrtaren

 640 0 647f3710d0b12

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali në Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë arrestuar sekretarja e përgjithshme, Joana Duro dhe tre persona të tjerë.

Në përgjimet ku administratori i kompanisë “Dricons”, Vladimir Topi flet për paratë që do jepeshin, ndërsa tregohet skema se si u krye procedura dhe se si u krye pagesa.

Në një moment nëpunësja Laureta Sheti telefonon Vladimir Topin dhe e pyet “ po mua do më jepni ndonjë gjë apo do bëj vetëm korrierin” .

Ai i përgjigjet “ ja t’i nis direkt”. Nëpunësja Sheto refuzon duke insistuar “ tani t’i sjell Silvi” , i cili është i arrestuari i katërt me detyrë inxhinier pranë kompanisë.

Ky i fundit këmbëngul se nuk kishte dijeni që zarfi kishte para, ndërkohë që sekretarja e përgjithshme Joana Duro ka thënë se kishte kujtuar që zarfi kishte çokollatë meqenëse shoqja e saj i kishte thënë se kishte diçka të ëmbël.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.