Mblidhen Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Drejtësisë, e pranishme dhe opozita

 

reforma zgjedhore 1 2 albest

Sot pritet të mblidhet për herë të parë Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të bashkëkryesohet nga socialisti Bashkim Fino dhe demokrati Oerd Bylykbashi. Në mbledhjen e parë kostituuese, pritet që punimet të drejtohen nga kreu i Parlamentit, Ilir Meta, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë orëve të pasdites së të hënës, është parashikuar edhe një mbledhje e Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, e para që pas mbërritjes së raportit përfundimtar nga ekspertët e Venecias. Edhe pse të premten PD kishte paralajmëruar bojkot të Parlamentit, demokratët pritet të jenë pjesë e mbledhjes së dy Komisioneve. por prania nuk do të thote heqje dorë nga një prej kushteve më të forta të opozitës, thirrjes të një tryeze politike për reformën. Të njëjtat burime thanë se PD do vijojë të mbajë të njëjtin qendrim të shprehur deri më tani, se reforma duhet të jetë vetëm zbatim i rekomandimeve te Venecias, dhe jo një sistem i kapur nga kryeministri Edi Rama. Ky draft gjen të gjitha shqetësimet e opozitës lidhur me kapjen.

Një gjë nuk ka të shkruar që opozita të ketë ndikim. Nuk bëhet fjalë për ndikim partiak në formimin dhe zgjedhje sepse ndryshe do të kishim vullnete politike të shprehura në përfaqësime politike në këto institucione të pavarura,u shpreh Fatmir XHafa. Pikërisht, zgjedhja me shumicë të cilësuar ose jo që do të përdoret në Parlament për të zgjedhur anëtarët e institucioneve të reja në gjyqësor dhe në Prokurori, i ka ndarë deri më tani palët, që të henën, do të mund të përballen në Komisionin e posaçëm të reformës.

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.