Bandat e majmunëve ‘terror’ në qytezën turistike, policia tailandeze i lufton me llastiqe e qetësues 

majmuna

 
Policia e një qyteze turistike tailandeze është armatosur me llastiqe dhe armë qetësuese për të luftuar tufat e rrezikshme të majmunëve, të cilët në disa raste kanë sulmuar dhe oficerët, sipas raportimeve.

Oficerët thanë se tashmë njihen dhe sulmohen nga majmunët e egër në qytezën e Lopburi, në veri të kryeqytetit Bangkok, që është bërë tashme famshëm për tufat e makakëve jashtë kontrolli.

Zyrtarët kanë pajisur tashmë oficerët me llastiqe e kërraba druri për të goditur primatët problematikë, që shpeshherë ngjiten në çatitë e makinave ose vjedhin ushqime nga dyqanet e turistët, ose vandalizojnë pronën.

Në pamjet e shpërndara nga autoritetet në Lopburi shiheshin dy policë në motoçikletë, një prej të cilëve qëllonte me llastiqe kafshët nga distanca

Zhvillimi vjen pasi kreu i policisë Apirak Wechkanchana, urdhëroi krijimin e njësisë së veçantë për të luftuar majmunët e egër agresivë.

Gjeneral Apirak tha: “Jemi në dijeni për rrezikun e mundshëm nga majmunët, prandaj llastiqe goditëse po mbahen nga efektivët, për të kërcënuar majmunët kur është e nevojshme”.

Ai shtonte se oficerët lejohet të qëllojnë me guralecë majmunët vetëm “kur nuk ka mënyra të tjera për t’i kontrolluar”.

Zyrtarët e botës së egër thanë se kanë nisur gjithashtu të kapin disa nga majmunët për t’i dërguar në streha të përkohshme, por shtonin se ato janë mësuar me mjekimet qetësuese dhe nuk ndalojnë duke u ngjitur në ndërtesat e larta apo shtëpitë në zonë.

Lopburi është bërë i njohur vitet e fundit për popullatën e madhe të majmunëve dhe nganjëherë ngjan me një ‘qytet apokaliptik’ ku kafshët kanë marrë kontrollin, shkruan rrjeti britanik DailyMail.

Por megjtihë rreziqet vendasit raportohet se duan t’i mbajnë majmunët që janë kthyer në një atraksion për turistët që u japin ushqime e ëmbëlsira.

Qeveria ka nisur disa trajtime për popullatën e majmunëve si krijimin e qendrave, programe sterilizimi apo zhvendosje të tyre në habitate më të përshtatshme.

Screenshot 3 28 2024 3 58 21 PM

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.