Marrëveshja për grurin/ Fitore e rrallë diplomatike në një luftë brutale

marreveshjegruri1658481835

Rusia dhe Ukraina do nënshkruajnë pasdite një marrëveshje për grurin ukrainas, e cila mund të ndihmojë për të lehtësuar krizën botërore të ushqimeve. Marrëveshja, e arritur me ndërmjetësimin e Turqisë, do bëjë të mundur eksportin e grurit nga Ukraina, e cila është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të grurit

 

Gruri që nevojitet kaq shumë në mbarë botën ka ngecur në kapanonet e portit ukrainas të Odesës- rreth 20 milionë ton.

Kuptohet se marrëveshja për të rifilluar eksportet kërkon një lloj armëpushimi në det- Rusia nuk do të synojë portet, ndërkohë që dërgesat janë në trazonit dhe anijet ukrainase do të udhëheqin anijet e mallrave nëpër ujërat që janë të minuara.

E gjitha kjo do koordinohet nga Turqia, e cila ka ndërmjetësuar mes dy palëve.

Ka ende shumë pjesë që lëvizin në këtë marrëveshje. Por nëse ajo funksionon, do të jetë një fitore e rrallë për diplomacinë në një luftë brutale, që tani është në muajin e saj të gjashtë.

Programi Botëror i Ushqimit nga OKB ka paralajmëruar se dështimi për të hapur portet e Ukrainës do të rezultojë në zi buke.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.