New York, mësuesja vdes nga koronavirusi pasi iu mohua dy herë testimi

mnesuaja 750x430

Një mësuese 30-vjeçare nga Brooklyn në New York ka vdekur nga koronavirusi pas një beteje një-mujore me sëmundjen, gjatë së cilës dy herë iu refuzua testi për virusin vrasës.

Rana Zoe Mungin, mesuese në shkollën fillore Ascend Academy në lindje të New York, që është një nga zonat e goditura më rëndë nga pandemia, nisi të shfaqte simptomat që prej fillimit të marsit.

Motra e saj Mia Mungin, infermiere, ishte prekur nga ethet më 9 mars dhe pas saj edhe Zoe krijoi simptomat.

Mësuesja, e cila vuante gjithashtu dhe nga tensioni i lartë i gjakut dhe asma, u përpoq ta kalonte sëmundjen në shtëpi, por të paktën një herë familjarët thirrën ambulancën kur ajo pësonte marrje fryme.

E motra thotë se mjekët e ambulancës “duke besuar se ajo thjesht e kishte nga paniku, thanë se nuk ka gjë në mushkëri”.
Ajo shton se mjekët dy herë i mohuan tampon testimi për Zoe, për arsye të mugesës së kiteve.

Zoe u shtrua në spitalin e Brookdale më 20 mars, ku ra në koma artificiale, me ventilator frymëmarrjeje. New York Post tha se mjekët e kishin trajtuar pa sukses me mjekimin anti-malaria, klorokinë.

Ajo u tranferua më tej në spitalin Mount Sinai në Manhattan ku u trajtua me mjekimin eksperimental Remdesivir.

Fillimisht ajo u përmirësuar duke dalë nga koma, por pas dy ditësh pësoi aritmi dhe vdiq të hënën.

“Fola në video me të, i thashë se e dua shumë dhe se duhet të vazhdojë të luftojë, por e dija se trupii saj ësht ëi loshur dhe i dobët”, tha e motra.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.