
Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Mikhail Gorbachev, ish-president i Bashkimit Sovjetik, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë ruse Tass, Interfax dhe Ria Novosti, duke cituar burime spitalore.
Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, tha për shërbimin serb të Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të hënën. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “e shohin marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve, të bazuar në njohjen reciproke”.
Miliona banorë në zonat afër Pekinit në Kinë janë urdhëruar që të izolohen më 30 gusht, teksa autoritetet po shtojnë përpjekjet që të frenojnë përhapjen e koronavirusit para se Partia Komuniste të mbajë një mbledhje gjatë këtij viti.
Ukraina ka nisur të shpërndajë pilula jodi për civilët pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, mes frikës së një rrjedhje radioaktive për shkak të bombardimeve të vazhdueshme