
Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Athine - Autoritetet greke thane se jane gati te rivendosin kufizimet per publikun dhe per udhetimet javen e ardhshme, duke paralajmeruar se udhezimet per t’u mbrojtur nga koronavirusi shpesh po injorohen. Stelios Petsas, zedhenesi i qeverise, tha se autoritetet ishin "te vendosura per te mbrojtur shumicen e njerezve nga pakica mendjelehte", duke shtuar se qeveria ka te ngjare te njoftoje kufizime te reja nese do te jete e nevojshme te henen.