
Ministria e Shëndetësisë lajmëron se në 24 orët e fundit, 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë informon se janë shënuar 138 raste të reja me Covid në orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë lajmëron se në 24 orët e fundit, 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë informon se janë shënuar 138 raste të reja me Covid në orët e fundit.
Qarkullimi i masave ajrore siberiane ka sjellë përmirësim të dukshmëm të motit në vendin tonë. Kemi pasur pauzë të reshjeve, situatë e cila do të vazhdojë përgjatë gjithë javës. Do të jemi në mbizotërimin e motit të kthjellët.
Dy persona të prekur nga Koronavirusi kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga rreth 1700 testime të bëra sot kanë rezultuar pozitivë 263 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Vrasjen e kam bërë unë, babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen”, kështu është shprehur para hetuesve 22-vjeçari Llej Lika. I riu së bashku me babanë e tij, Skënder Lika, u arrestuan nga Policia në lidhje me vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit, ngjarje e ndodhur paraditen e së premtes.
Korçë - Gjatë natës, reshjet në juglindje kanë qenë të pakta, por trashësia e dëborës në 3 ditët e fundit, si në Dardhë, ka shkuar 70 cm dhe anësoreve, pas pastrimit nga borëpastrueset, ka shkuar 1 metër. Në Voskopojë, trashësia e dëborës ka shkuar rreth 30 cm.