
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në Kosovë ka njoftuar masa të reja anti-COVID për të gjithë mërgimtarët që do të hyjnë në territorin e Kosovës. Këto masa të reja të vendosura ditën e djeshme duket se janë zbutur pasi të gjithë shtetasit e Kosovës që hyjnë në territorin e vendit mund të kalojnë kufirin edhe me një test PCR negativ të bërë brenda 48 orësh edhe nëse s’kanë çertifikatë të vaksinimit shkruan Syri.Kosova.