
Pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar si pasojë e uljes së temperaturave, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.