
Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim jo vetëm nga Policia e Tiranës, por edhe nga gruaja, e cila mbasi kontrolloi zonën ku ai qëndronte me të dashurën vendosi t’i tregojë policëve fill e për pe aktivitetin e tij. “E kam duruar prej 2012 për hatër të fëmijëve”, thotë në denoncimin pranë komisariatit numër 4 F.S, por gruaja e cila dhunohej vazhdimisht vendosi të flasë ditën kur pikasi se ai e tradhtonte dhe mbante paralelisht një lidhje jashtëmartesore.