
Italia ka vendosur të mbajë në fuqi rregullat e udhëtimit për të gjithë shqiptarët që duan të fluturojnë drejt vendit fqinj deri më 31 mars. Nëpërmjet një postimi në faqen e ambasadës Italiane në Tiranë thuhet se sipas urdhëresës së ministrisë italiane të Shëndetësisë dhe mbledhjes së qeverisë italiane rregullat për të udhëtuar nga Shqipëria në Itali nuk kanë ndryshuar.