
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit gjatë fundjavës ndërsa vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe përgjatë luginave fiton shpejtësi deri në 15m/sek.