
Vendi ditën e premte do të ndikohet nga masat ajrore të paqendrueshme. Moti do të nisë me kthjellime e vranësira të cilat do të dendësohen në orët e pasdites e të mbrëmjes. Reshjet e shiut do të nisin në intensitet të ulët dhe në orët e mbrëmjes me intensitet mesatar në jug të vendit. Reshjet e borës do të përfshijnë zonat malore.