
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftotha Kontinentale të cilat po kushtëzojnë në vendin tonë mot pa rreshje dhe temperatura të ulëta. E shtunë, 13 nëntor 2021
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftotha Kontinentale të cilat po kushtëzojnë në vendin tonë mot pa rreshje dhe temperatura të ulëta. E shtunë, 13 nëntor 2021
Teatri Kombëtar ka anuluar tre shfaqje përshkak se aktorët kanë rezultuar pozitiv me Covid, dhe njëri prej tyre është aksidentuar. Bëhet fjalë për shfaqjet “Ferma e Kafshëve”, “Edmond” dhe shfaqjes së Teatrit “Skampa”, “Një Madam nga Argjentina”.
Noteres Rezarta Koçi të cilës iu hodh në erë mjeti “Range Rover” me tritol i ka ardhur një mesazh kërcënues në profilin e saj në Instagram. Media ka publikuar dhe mesazhin që shkruan një adresë anonime, në të cilin shkruhet me tonë kërcënuese se Koçi do të paguajë gjithçka që ka bërë bashkë me një person që tashmë nuk jeton më.
Ministria e Shëndetësisë lajmëron se 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë lajmëron se 625 qytetarë janë infektuar nga Covid në orët e fundit.
Që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019.