
Pas doreheqjes se Tom Doshit nga mandati i deputetit, KQZ ka marre sot vendimin qe ky mandat t’i kaloje kandidates e renditur e treta ne listen shume emerore te PSD, zonjes Jetmira Rraboshta. Nga verifikimi i te dhenave te formularit te dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnje denim penal.