
Ndersa PD ndodhet ne gare per kryetarin e tij, gjate nje takimi me anetaresine, kandidati Lulzim Basha eshte shprehur se nuk e njeh dhe pranon masakren zgjedhore te 25 prillit. ‘Ndaj ne keto kushte, ku po zhvillojme dhe kete gare te brendshme dua t’ua them ne sy; kryetar i PD ua kam thene qe ne ditet e para, se nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakren zgjedhore te kryer mbi popullin tim, qytetaret e mi, Shqiperine tone dhe demokracine.